Drejtori i Institutit të Ndërtimit: Banesat që kanë strukturë të dëmtuar do shemben

schedule14:32 - 29 Nëntor, 2019

schedule 14:32 - 29 Nëntor, 2019

Shumë banesa në zonat e prekura nga tërmeti do të prishen dhe disa të tjera do rikonstruktohen. Në një intervistë për gazetaren e ABC News, Ajgena Korbi në zonën e ish-Kënetës në Durrës, Drejtori i Institutit të Ndërimit, Agron Hysenlliu ka sqarur se në cilat banesa do të ndërhyet dhe sa mund të zgjasë ky proces.

“Inspektimi i banesave të dëmtuara nuk ka filluar sot, po që ditën e parë në terren. Jemi marrë me kopshte dhe çerdhe. Inspektimi ka filluar më herët.

Në këtë lloj ndërmarrje është që duhet të klasifikojë objektet e banueshme (jeshil), (të vërdhët) që i do t’i hyjnë një rikontrolli të dytë, dhe të rrënuarat që kalohen për demolim.

Grupin e punës e drejton Artan Shkreli.

Rivlerësimi i një banese ka 3 gjendje, kur ka pësuar dëmtime të lehta, kur ka çarje, kur ka dëmtime në strukturë dhe nuk është në kolaps dhe i nënshtrohet një kontrolli. Kurse në rastin kur objekti ka vajtur në kolaps ai do shkatërrohet”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!