Drejtori i Autoritetit Portual Durrës: Është rritur numri i pasagjerëve dhe volumi i mallrave

schedule14:35 - 28 Korrik, 2023

schedule 14:35 - 28 Korrik, 2023

DURRËS- Porti i Durrësit vijon të jetë porta kryesore hyrëse e të huajve, që vijnë në Shqipëri, nga kufiri detar. Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vengu, tha se në gjashtë mujorin e parë të 2023  ka pasur rritje në qarkullimin e njerëzve dhe volumit të mallrave.

Gjatë intervistës në emisionin “Sheshi i Dollarit”, Vengu u shpreh se numrin i pasagjerëve në ditë në portin e Durrësit shkon mesatarisht mbi 5000.

“Që prej fillimit të këtij viti, në analizën e gjashtëmujorit të parë, ne kemi pasur rritje të mallrave dhe pasagjerëve. Për pasagjerët kemi pasur një rritje prej 7% deri në shtator. Kemi kaluar nga 3000-5500 pasagjerë në ditë, mbi 1100 makina në ditë, duke dyfishuara kapacitetet pritëse. Në Portin e Durrësit kemi kryesisht shtetas të huaj në hyrje, 60% të huaj dhe 40% shqiptarë. Ka edhe shtetas nga vendet e treta, jashtë BE, që është risi e këtij viti”, theksoi ai.

Ai apeloi të shtohen kapacitetet pritëse për udhëtarët dhe mallrat në portin tregtar më të madh të Shqipërisë.

“Është emergjencë kombëtare sa i takon infrastrukturës pritëse, ndaj dhe jemi duke finalizuar projektin inxhinierik, i cili është në fazën e fundit të miratimin zyrtar për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano”, theksoi ai.

Sipas tij, të dhënat tregojnë se aktiviteti ekonomik në Portin e Durrësit ka njohur rritje të admirueshme. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti është trefishuar numri i jahteve, të cilët janë përpunuar në Portin e Durrësit.

Ai u shpreh se këto janë të dhëna, të cilat nxjerrin në pah rolin strategjik që ka Porti i Durrësit në gjithë ekonominë e vendit tonë.

“Është rritur aktiviteti ekonomik. Porti i Durrësit dhe Porto Romano përdoren nga vendet e rajonit. Konkretisht 1/3  volumeve tona janë drejt Kosovës dhe klientë të rinj që kemi, janë nga jugu i Serbisë dhe Maqedonia e Veriut. Kemi trefishim të numrit të jahteve që janë përpunuar në Portin e Durrësit në gjashtëmujorin e parë të këtij viti”, tha ai./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!