Xheni Halili drejtore e njësisë së Kujdesit Shëndetësor Shkodër ka dhënë detaje për procesin e vaksinimit. Ajo thotë se procesi po vazhdon dhe se mesatarisht në ditë kryhen 200-205 vaksinime.
“Procesi i vaksinimit po vazhdon. Sot është dita e katërt e vaksinimit. Janë rreth 200-205 vaksinime në ditë. Me sot dhe nesër mbyllet vaksinimi i stafit të kujdesit shëndetësor në spitale”, tha ajo.
Halili i është përgjigjur edhe akuzave të kryebashkiakes, Voltana Ademi e cila deklaroi se në Shkodër nuk ka vaksina. Sipas saj, kjo nuk është e vërtetë.
“Në fakt vaksinat janë dhe do të vazhdojnë. Ambienti në dy ditë për shkak të ndeshjeve do të spostohet në drejtorinë tonë dhe më pas do të vijohet në pallatin e sportit. Me planifikim tonë na duhen katër ditë për të mbaruar vaksinimi i stafit parësor. Pas tre javësh është faza e dytë për personat që kanë marrë dozën e parë dhe në qendra shëndetësore do të vazhdojë për moshat mbi 70 dhe 80”, tha ajo. g.v/abcnews.al