Drejtonte rrjetin e trafikut të drogës në Portugali, pranga 79 vjeçares dhe bashkëpunëtorëve të saj

schedule15:42 - 3 Gusht, 2021

schedule 15:42 - 3 Gusht, 2021

Një 79 vjeçare ka rënë në prangat e policisë portugeze pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Mediat e huaja bëjnë me dije se në një operacion antidrogë është bërë i munduar arrestim i të moshuarës bashkë me dy persona të tjerë  me kombësi spanjolle në qytetin portugez të Vila-real si autorë të dyshuar të trafikut të drogës.

Ndër të tjera bëhet me dije se 79 vjeçarja identiteti i të cilës nuk bëhet e ditur ishte e dyshuara kryesore për drejtimin e rrjetit të trafikut të drogës.

Ndërkaq dy të tjerët, dy burra të moshës 26 dhe 60 vjeç janë vënë në pranga pas dëshmisë së së saj.

Sipas mediave anëtarët e grupit, të cilët kishin krijuar një kompani në Portugali për të justifikuar marrjen e kontejnerëve ku fshihnin drogën.

Ato vizituan Spanjën duke kërkuar grupe të tjera kriminale të interesuara në shitjen e mëvonshme të substancës narkotike por aty u zbuluan nga policia që i përgjonte prej kohësh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!