Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe shkaktoi aksident, dënohet bashkëshorti i Nancy Pelosi

schedule09:00 - 24 Gusht, 2022

schedule 09:00 - 24 Gusht, 2022

Bashkëshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, është dënuar me pesë ditë burg pasi u deklarua fajtor për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur.

Paul Pelosi, 82 vjeç, pranoi se drejtonte nën ndikimin e alkoolit dhe shkaktoi lëndime pasi përplasi Porsche-n e tij në Napa County, Kaliforni, në maj 2022.

Marrëveshja për pranimin e fajësisë i kursen multimilionerit një akuzë më të rëndë.

Paul Pelosi ka qenë i martuar me Nancy, demokraten më të vjetër në Kongresin Amerikan, që nga viti 1963.

Ai nuk do të vuajë më burgim sipas marrëveshjes për pranimin e fajësisë.

Nata që ai kaloi në burg pas aksidentit të 28 majit do të llogaritet për dy ditë. Dy ditë të tjera u pushuan për sjellje të mirë dhe dita e fundit do të shërbehet duke bërë tetë orë shërbim në komunitet.

Pelosi, themeluesi i një firme kapitali sipërmarrës, është gjithashtu i vendosur në një provë tre-vjeçare, kërkohet të ndjekë një kurs tre mujor për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur dhe duhet të paguajë rreth 7,000 dollarë si kompensim.

Ai nuk do të humbasë patentën e tij të drejtimit, por do t’i kërkohet të përdorë një pajisje ndezëse në makinën e tij që kërkon një test alkooli të mostrës së frymëmarrjes përpara se motori të ndizet.

Pelosi nuk ishte në gjykatë për seancën e dënimit të së martës.

Përplasja ndodhi gjatë natës në Oakville, Kaliforni, teksa ai u largua nga shtëpia e një miku të vjetër dhe donatorit demokrat.

Sipas një raporti të policisë, ai përplasi Porsche-n e tij të zezë 2021 me Jeep-in e një shoferi tjetër pranë shtëpisë së tij. Mësohet se të dyja automjetet u shkatërruan.

Sipas një ankese të policisë, Pelosi u ofroi oficerëve që iu përgjigjën në vendngjarje një kartë që tregonte se ai është anëtar i një shoqate bamirësie që mbështet oficerët e Patrullës së Autostradës së Kalifornisë.

Zonja Pelosi ishte në anën tjetër të vendit në atë kohë, në Rhode Island, duke mbajtur një fjalim diplomimi në Universitetin Broën.

Zyra e saj ka refuzuar të ofrojë më shumë komente sesa të thotë se është një “çështje private”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!