Një 45-vjeçar në Shkodër është vënë në pranga pasi drejtonte autoambulancën në gjendje të dehur. Njoftohet se ndërsa drejtonte autoambulancën në gjendje të dehur, shoferi me inicialet P. M., u përplas me dy mjete të tjera.
Për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale. Gjatë kryerjes së alkooltestit 45-vjeçari rezultoi në gjendje të dehur, në masën 0.95 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. /abcnews.al/