Drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe dhunë në familje, tre të arrestuar në Lushnje e Roskovec

schedule14:13 - 27 Shtator, 2024

schedule 14:13 - 27 Shtator, 2024

Tre persona janë arrestuar nga policia ndërsa një tjetër është proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

Një 50 vjeçar nga Lushnja u arrestua pasi u konstatua nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Një 38 vjeçar nga Lushnja u arrestua pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë shoqërimit.

Ndaj një 35 vjeçari nga Lushnja nisi procedimi penal pasi gjatë kontrollit në një lokal në aparatin celular iu gjetën faqe për lojëra fati.

Policia e Roskovecit arrestoi një 39 vjeçar pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje./abcnews.al