Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Drejtësia u vendos me… gjak/ Familja e autorit, prej vitesh në proces gjyqësor për një pronë në Shkodër

schedule19:18 - 6 Tetor, 2025

schedule 19:18 - 6 Tetor, 2025

Një deklaratë e bërë nga xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit të Apelit, në maj të 2023 tregon një ngjarje të paralajmëruar. Një proces i gjatë gjyqësor i zvarritur prej kohësh dhe një vendim i dhënë kundër autorit, i morën jetën gjyqtarit Astrit Kalaja.

Familjarë të autorit Elvis Shkambi ishin prej vitesh në proces gjyqësor për një pronë në Shkodër. Xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, pretendonte një truall në zonën e Shkodrës, sipas të cilit ia kishin uzurpuar.

Sipas pretendimit të tij vite më parë, ai thoshte se kishte fituar në Shkallën e Parë, ndërsa Apeli ia ka kthyer për rigjykim, pasi në dosje i mungonin dy proces-verbale dhe akti i ekspertimit.

Ai pretendon se pala tjetër me dokumente të falsifikuara vazhdon të qëndrojë në ndërtesën e Gjonit.

ABC News ka mësuar se çështja që u bë motiv i ngjarjes tronditëse është për shkak të pronësisë mbi godinën e ish shkollës së rezervave në Shkodër.

Në godinën ku pretendonte pronësinë xhaxhai i autorit, jetojnë 31 familje.

Në dalje të shpeshta në media, Gjon Shkembi bënte thirrje për lirimin e pronave të tij.

Në vitin 1992, këto 31 familje, me vendim të bashkisë Shkodër janë vendosur në godinën e ish-shkollës së rezervave të ndërtimit. Banorët thonë se prona është akoma shtetërore dhe dokumentet janë falsifikuar.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!