Drejtësia spanjolle nuk “kursen” futbollin, ish-sulmuesi i Sevilla nën hetim për evazion fiskal

schedule20:05 - 8 Shkurt, 2023

schedule 20:05 - 8 Shkurt, 2023

Pas arrestimit dhe dhënies së vendimit për të qëndruar pas hekurave për ish-mbrojtësin e Barcelonës, Dani Alves tashmë një tjetër ish-futbollit i La Liga-s është nën “shënjestrën” e organeve të drejtësisës spanjolle, kësaj here për evazion fiskal.

Bëhet fjalë për sulmuesin e francezëve të Monaco, Wissam Ben Yeder, i cili akuzohet se ka fshehur një pjesë të rrogës për të shmangur taksat në kohën kur “vishte” fanellën e Sevilla në vitet 2016-2019.

Sipas mediave spanjolle, 32-vjeçari ka paguar 267,597 euro taksa, por mesa duket kjo shumë nuk mjafton për të bindur prokurorin publik. Organet e drejtësisë spanjolle janë të bindura se lojtari nuk e treguar me qëllim pagën e tij te “andaluzianët”.

Për këtë arsye, Ben Yeder rrezikon të dënohet deri në nëntë muaj burg dhe një gjobë prej 150.000 euro, ndërsa seanca gjyqësore për francezin është caktuar më 15 shkurt. /i.m /abcnews.al