Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Drejtësia raporton në Kuvend/ Dumani: DASH ka vlerësuar punën e SPAK përgjatë vitit 2024

schedule16:59 - 27 Tetor, 2025

schedule 16:59 - 27 Tetor, 2025

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) raporton në Kuvend sa i takon institucionit të drejtësisë përgjatë vitit 2024.

Gjatë fjalës së tij Altin Dumani u shpreh se puna e SPAK është vlerësuar nda DASH, ndërkohë që janë bërë përpjekje intensive në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe terrorizmit.

“Veprimtaria e SPAK është vlerësuar raporti i DASH për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjatë vitit 2024 SPAK ka rritur numrin e prokurorëve nga 17 në 20, të cilat sollën efektivitet të luftës kundër korrupsionit. Janë sekuestruar asetet kriminale në vlerën 65 mijë euro.

Kemi intensifikuar bashkëpunimin me autoritete ndërkombëtare. Zbatimi i hetimeve financiare. Standardizimi i ndjekjes penale.

Politikat e masave të sigurimit është zbatuar proporcionalisht. SPAK zhvilloi trajnime intensive për krimet financiare. SPAK dhe BKH kanë vijuar punën për plotësimin e vakancave. Gjatë vitit 2024 pilotoi sistemin elektronik për monitorimin e çështjeve. SPAK ka përmbushur të gjitha detyrimet në bazë të raportit të BE, kundër krimit, terrorizimit, pastrimit të parave dhe korrupsionit”, tha Altin Dumani.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!