Gazmend Syla nënkryetar OVL-UÇK në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News, deklaroi se Gjykata Speciale ishte që në themelimin e saj politik.
Gjatë intervistës, Syla tha se organizata e Veteranëve të Luftës, ka qenë që në fillim kundër krijimit të kësaj gjykate sepse sipas tij nuk kishte qëllim kryesor të hidhte dritë, por ka vazhduar të mbajë padrejtësisht ish-luftëtarët e UCK.
“Si organizatë e veteranëve të Luftës, që në fillim kemi qenë kundër themelimit të kësaj organizate. Edhe më pas ne e kemi kundërshtuar qëndrimin. Ne mendojmë që kjo gjykatë është politike dhe themeli i saj është politik. Ndaj edhe kjo që ndodhi do të ndodhte… pra për ne këto qëndrime janë të pritshme dhe tani presim verdiktin përfundimtar dhe sërish shpresojmë që nuk do të bien në grackën e dëshmive dhe ta japin një vendim të drejtë që ish-krerët e UÇK të kthehen në shtëpitë e tyre të pafajshëm”, tha ai.
Më tej ai shtoi se pretenca nga Prokuroria është e papranueshme, ndërsa nënvizoi se besojnë në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK.
/abcnews.al/


