“Drejtësia gangrena më e madhe e këtij vendi”, Duma: Marsi do të jetë një gong i madh

schedule12:27 - 7 Shkurt, 2020

schedule 12:27 - 7 Shkurt, 2020

E ftuar në studion e “ABC news” me Juli Xhokaxhi, ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, theksoi se politika po i bën gjyqin drejtësisë. Duma u shpreh se tagri i të drejtës nuk është në llafollogji. Gjatë bisedës në studio folën për çështjen CEZ të cilën kreu u grupit Paralmetar Socilalist Taulant Balla e cilësoi si dosjen më të errët. Duma u shpreh gangrena më e madhe e mos zhvillimit të këtij vendi është drejtësia.

“Sot jemi në një ironi të madhe, është një paçavure e politikës. Gangrena më e madhe e mos zhvillimit të këtij vendi është drejtësia. Pse tallesh me shqiptarët, po vazhdon të bëhet një teatër”, tha Duma.

Më tej Duma tha në studion e “ABC News” se marsi do të jetë një gong i madh sa i përket hapjes së negociatave.

Duma: Disa gjëra lidhen me njëra-tjetrën. Muaji mars do të jetë një gong i madh sa i përket hapjes së negociatave, sa më shumë shtohet dështimi aq më shumë  partnerët ndërkombëtare nuk duan që të ndalojë reforma në drejtësi. Policia e Shtetit ka nevojë që të rrisë efiçencën ndaj policëse. Sa realisht po ndiqet paraja për të shkuar të krimi? Pse Edi Rama vendosi ngritjen e kësaj force? Grupet kriminale me të cilat erdhi në pushtet krijuan një kaos. Kjo ngjarje nuk e ka sot gjenezën, por para 7 viteve arriti kulmin”, u shpreh ajo.

Sipas saj me ligjin “Anti KÇK”, synojnë të kapin edhe në këta të kapurit dhe ti mbajnë bashkë.

Për të kapur lepurin në qerre shteti i ka të gjitha. Me implementimin e ndërkombëtarë në reformën në drejtësi shpresojmë të ndodhë. Nuk duhet të zgjatet periudha tranzitive. Ka pasur shumë momente që edhe kur ambasadorët kanë ndërhyrë. Roli i tyre është domosdoshmëia më e madhe”, tha Duma.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!