Ish-Presidenti i vendit Ilir Meta ditën e sotme në një konferencë me gazetarët është ndalur te një sërë problemesh me të cilat përballen qytetarët si korrupsioni, indeksimi i pagave dhe çmimet e naftës. Më tej, Meta theksoi se drejtësia është nën presionin e qeverisë dhe do të fillojë të funksionojë vetëm kur populli të ngrihet në këmbë.
Meta: Fakti që vazhdojnë pagesat e inceneratorëvë është përgjigje. Nëse do ndiqnim procedurën normale dhe ligjore 14 vendime qeveri nuk do kalonin për 2 minuta, po do duheshin muaj të tërë. Edhe pse qeveria ishte paralajmëruar se po bënte shkelje. Drejtësia është nën presionin e qeverisë. Drejtësinë do ta vërë në lëvizje populli. Ne kemi pasur opozitën të kapur nga opozita. Drejtësia do të fillojë të çlirohet kur të fillojë të shikojë popullin të ngrihet. Rama do të përfundojë nën këmbët e popullit të Lirisë. Nuk është sadizëm është premtim. Nëse do të kishte drejtësi do të ishte në qeli. Ose do të ishte në dhomën 4, spitali 5. Me policin te dera dhe me mjekun te koka. Kujton se duke mbajtur peng drejtësinë e vendit do të përfundojë nën këmbët e popullit të lirisë./Abcnews.al/