Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

schedule20:43 - 16 Dhjetor, 2024

schedule 20:43 - 16 Dhjetor, 2024

TIRANË– Pas shpalljes “non grata” nga SHBA, Policia me urdhër të drejtësisë bastisi këtë të hënë shtëpinë e ish-zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Ky rast dëshmon se sistemi i drejtësisë në shtetin fqinj, kur kemi raste të politikanëve të lartë vepron më shpejt, në krahasim me atë që ndodhi në Shqipëri dhe këtu risjellim në vëmendjen çështjen e e ish-kryeministrit Sali Berishës, që vijon të mbajë mbi supe damkën e “non gratave”.

Komentatori politik Skënder Minxhozi, i ftuar në “Real Story”  theksoi se në Maqedoninë e Veriut ka patur politikanë, të cilët janë arratisur për shkak të frikës nga drejtësia, kujtojmë këtu rastin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

“Nga ky vend natyrisht që së fundmi ka pasur zyrtarë që kanë ikur nga vendi. Maqedonia e Veriut ka vepruar herët ndaj zyrtarëve të lartë të saj në atë mënyrë sa a ka bërë të pamundur qëndrimin në shtet”, tha ai.

Ai thekson se edhe për 21 janarin është vepruar shumë ngadalë dhe “presioni” i Strasburgut detyroi drejtësinë e re të rihapë këtë që vetë Strasburgu e cilësoi si krim shtetëror.

“Kemi 21 janarin, i cili shumë thellë në qeverinë e socialistëve dhe shume thellë të ardhjes në fuqi të sistemit të drejtësisë u trajtua me të njëjtin standard pak a shumë siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!