Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimet ndaj gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, lidhur me deklarimet e saj në Formularin e Vetëdeklarimit të vitit 2016, ndërsa çështja ka nxitur debate të forta publike mbi funksionimin e sistemit të drejtësisë.
I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC Neës, analisti Frrok Çupi e cilësoi situatën si një përplasje të brendshme në drejtësi, duke ngritur dyshime për mungesë transparence dhe duke theksuar se proceset gjyqësore duhet të mbeten të ndara nga figura e gjyqtarëve që i shqyrtojnë ato.
Ai shtoi se është ngjallur shpresa që proceset gjyqësore nga Berishës, Belerit dhe mteës të mbeten nul, por sipas tij kjo nuk do të ndodhë.
“Ndodhemi para një gjendjeje që nuk e dimë se çfarë po ndodh brenda sistemit të drejtësisë. Është një luftë civile me njëri-tjetrin. Është një drejtësi e inkriminuar për shkak se nuk ka si ndodh ndryshe. Kjo që po ndodh sot me drejtësinë, që po lufton kundër një publiku të tërë, kundër parlamentit dhe qeverisë, nuk pranon rishikimin e asnjë gjëje. Kjo në përgjithësinë e saj tregon se po fshehin diçka të madhe. Çështja e Irena e Gjokës, logjika gjyqësore rrjedh.
Aty thuhet që klienti u paraqit në kufij dhe klienti ishte me vizë ta falsifikuar dhe u kthye. Ajo periudhe ishte e vështirë me kufirin me drejtësinë. Kushtet e veprës penale janë të zgjatura prej vitesh, një herë ka dalë e pafajshme dhe një herë e fajshme, gjë që dëshmon ën realitetin e çështjet. Shpresa është që të bëhen nul çështjet e Berishës, Blerit dhe Metës, por kjo nuk do të ndodhë sepse proceset gjyqësore janë të ndara nga personaliteti i gjyqtarit. Këto janë çështje që janë ngritur si piramida”, tha Frrok Çupi.


