Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Drejtësia dhe ekzekutivi pushtete të pavarura”, Rama: Mesazhet nuk janë prova! Po bëhen gjyqet e gjuetisë së shtrigave!

schedule12:17 - 30 Dhjetor, 2025

schedule 12:17 - 30 Dhjetor, 2025

Rama: Korrupsioni është vepër më vete. Shpërdorimi detyrës është një vepër që iu kthye edhe vetë BE së fundi, futen njerëzit kollaj fare, sidomos kur jeton në një përiudhë kur të gjitha llojet hidhen për burg, shpërdorimi detyrës është më kollaj. BE iu kthye me kërkesë të Gjermanisë. Ka dalë një directivë e re për ta riparë këtë nocion. Kushtetuta thotë janë tre pushtete të pavarur nga njëri tjetrit.

Cila është pavarësia ime? Është pavarësia për të marrë vendime, këtu nuk vjen dot një prokuror të thotë pse e vendose kështu dhe jo ashtu. Kjo është katastrofë dhe kjo gjë ka ndodhur. Nëse vendimi im është një vendim që ka një prapavijë të qëllimshme për të përfituar në mënyrë të paligjshme, këtu unë nuk jam i pavarur. Që nga fillimi i këtij kapitulli të drejtësisë speciale janë 37 raste, janë rreth 80% që I përkasin mandatit të parë e të dytë të kësaj qeverie. Ndërkohë vetëm një pjesë e vogël e tyre lidhen me periudhën e mëpastajme. kemi nga të gjitha, kemi dënim për prerje pylli të një kryetari bashkie, është një dënim skandaloz.

Kryetari i bashkisë së Fushë Arrëzit, ka hapur rrugë për komunitetin ku janë prerë disa pemë, ka bërë burg për prerje pemësh. Jo se të presësh pemë nuk është krim, por pa i hyrë me detaje rasti është turp. Ka edhe raste të tjera, që nuk kanë lidhje me korrupsionin. Ka edhe raste të tjera që lidhen me pabarazinë në tendera, është vepër tjetër, që nuk ka lidhje me korrupsionin. A është e mundur që ky vendi më i korruptuar në botë, që sipas tenxhereve ka arritur kulmin, ca do të thotë mesazhet, që kur mesazhet janë prova dhe që kur mesazhet janë ushqim për mediat. Dhe që kur mbi bazë mesazhesh bëhen gjyqe si në kohën e gjuetive të shtrigave.

Patjetër janë pjesë e një procesi. Por parafytyroni vetëm kaq, cfarë ndodh dhe sa përgjegjësi ka secili në këto gjyqet e shtrigave kur dikush të dalë i pafajshëm. Për cfarë i duhet pafajësia kur i është shkatërruar jeta dhe familja. Kush ia kthen pas jetën? Ndaj drejtësia demokratike ka vendosur kufi, nuk lejohen shumë nga këto gjëra që ndodhin këtu. Nuk fajësoj mediat për këtë por ata që i ushqejnë me këtë helm. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!