Drejt zgjidhjes problemi 25 vjeçar për banorët e rrugës “Besnik Hidri”

schedule12:47 - 18 Nëntor, 2017

schedule 12:47 - 18 Nëntor, 2017

Kjo zonë ku jetojnë familjet e ardhura kryesisht pas viteve ‘90 në kufi me “Laknasin” në Tiranë ka nisur të urbanizohet. Rruga “Besnik Hidri” shumë shpejt do të ndryshojë pamje. Bashkia ka nisur punimet, ndërsa kryebashkiku Erion Veliaj deklaroi se po mban një premtim që i kishte bërë  banorëve.

“Dua t’i falenderoj të gjithë banorët që e kanë ngritur këtë shqetësim, duke e përfshirë në buxhetin e vitit të kaluar. Nëse Tirana do të kishte një qytet të dytë, ky do të ishte Njësia 11. Njësia është shumë e madhe, por dhe problematika është shumë e madhe, e mbartur ndër vite. Gjithë zona e Institutit Bujqësor, zona e Bregut të Lumit, problemet që kanë pasur me rrjetin, mungojnë që nga viti ‘60-70.  Çfarë nuk është bërë në 50-60 vite është shumë e vështirë të bëhet në 5-6 muaj, por duhet t’ia fillojmë”,

Pas përfundimit të projekteve të mëdha infrastrukturore në qendër, vëmendja po përqendrohet edhe në periferi të qytetit. Ne materialin e shperndare per mediat nga zyra e shtypit e bashkise kryebashkiaku thekson se  paralelisht me përmirësimin e infrastrukturës rrugore, do të punohet për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e institucioneve të reja arsimore.

“Lajmi i mirë është se pasi mbaruam dy vitet e para  punët me qendrën, me sheshin “Skënderbej”, me Bulevardin, me Parkun Olimpik, me Pazarin e Ri, me stadiumin, tani mund të fokusohemi në periferi. Lajmi i mirë është që Bashkia në këto dy vitet e fundit do dalë në periferi shumicën e kohës. Jo vetëm për rrugë dhe infrastrukturë, por pothuajse të gjitha shkollat e reja do t’i kushtohen zonave periferike për t’u siguruar që një fëmijë, merr të njëjtin trajtim dhe të njëjtën cilësi mësimdhënie si në Bllok, ashtu edhe te Bregu i Lumit”,

Kryetari i bashkisë bëri të ditur që njësia administrative numër 11 do të jetë një nga përfitueset më të mëdha të fondeve nga buxheti i vitit të ardhshëm./abcnews.al

https://youtu.be/K1ZFzxD6_DQ

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!