Drejt përfundimit investimi në argjinaturën e Bunës

schedule14:50 - 16 Shtator, 2019

schedule 14:50 - 16 Shtator, 2019

Rreth 1200 hektarë tokë në zonën e Shkodrës nuk do të përmbyten më nga ujërat e lumit Buna. Punimet për rehabilitimin e argjinaturës përgjatë dy fshatrave të zonës po shkojnë drejt përfundimit. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi shkoi për të inspektuar punimet.

Buna mund të tentojë sërish të dalë nga shtrati, por argjinatuara e përforcuar do ta pengojë të përmbysë tokat përreth.

Rreth 128 milionë lekë sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural janë investuar për rehabilitimin e saj.

Ndërsa 1200 hektarë toke në fshatrat Pentar e Luarez në zonën e Shkodrës kanë shpëtuar.

“Kjo argjinaturë tani do të mbajë rreth 1200 hektarë tokë të shfrytëzuara shumë nga fermerët e zonës. Kjo është një nga ndërhyrjet më serioze që po i bëjmë argjinaturës së Bunës. Me këtë ndërhyrje kemi një garanci shumë të madhe që nga Buna nuk do të kemi më shqetësime përsa i përket përmbytjeve”

Ministri Çuçi kërkoi mbylljen e punimeve para se të nisë sezoni i shirave. Argjinatura e Bunës në Pentar-Luarëz është rreth 6.5 Km e gjate. Në këtë argjinaturë nuk ishte bërë asnjë ndërhyrje serioze që prej viteve ’70. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!