Drejt fundit aventura me Skënderbeun, Jashanica pranë rikthimit në Kosovë

schedule11:38 - 1 Gusht, 2020

schedule 11:38 - 1 Gusht, 2020

Bajram Jashanica u transferua nga Hysi te Skënderbeu në verën e vitit 2013. Një vit u huazua te Besa e Kavajës dhe prej qershorit të vitit 2014 mbron ngjyrat e ekipit korçar.

Me Skënderbeun ka fituar të gjithë trofetë e futbollit shqiptar dhe ka provuar të luajë edhe në Europa League. 29-vjeçari ka qenë një ndër më të mirët në rolin e tij në Superiore këto vite, teksa ia doli të debutojë edhe me Kosovën, fanellën e së cilës e ka veshur pesë herë.

Aventura me Skënderbeun është drejt fundit dhe Jashanica ka nisur bisedimet me Prishtinën sipas raportimeve të gazetës Olle. Kryeqytetasit fituan Digitalb Kupën e Kosovës dhe siguruan kualifikimin në Europa League.

Bardhekaltrit dardanë e shohin si përforcimin e duhur për repartin e prapavijës dhe arritja e akordit që do të rikthente lojtarin në IPKO Superligë, është shumë afër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!