Draxler i sinqertë: Kam menduar largimin nga PSG, vitin tjetër dua Europianin

schedule22:41 - 7 Tetor, 2020

schedule 22:41 - 7 Tetor, 2020

Fantazisti i PSG-së, Julian Draxler, ka folur për vështirësitë e tij te PSG, sezonin që kaloi dhe edicionin aktual, ku kërkon të luajë sa më shumë, në mënyrë që të përfaqësojë Gjermaninë në Europian.

“Sezoni i kaluar nuk ka qenë një nga më të mirët për mua. Jo vetëm për arsye sportive, por edhe për dëmtimet. Më pas është mbyllur para kohe për shkak të pandemisë. Ka qenë një sezon që do të doja ta harroja. Në verë kam menduar të largohem, që të provoja veten në ndonjë vend tjetër. Por ka qenë e vështirë për shkak të situatës së krijuar.

Nuk doja të nxitohesha dhe të merrja një vendim të gabuar. Për këtë arsye kam vazhduar të kërkoj rrugën time me PSG-në. Kam folur me Tuchel dhe më ka thënë se do të kisha shanset e mia për të luajtur. Sa i takon kombëtares, edhe pse jo kohët e fundit, kam folur me trajnerin. Kështu që kam qëndruar. Kemi shumë ndeshje për të luajtur dhe jam i bindur se do të kem mundësitë e mia, duke marrë parasysh se vitin e ardhshëm është Europiani”, u shpreh Draxler./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!