Një i ri në Itali ka mbytur ditën e djeshme të dashurën e tij, Lorena Quaranta. Ngjarja e rëndë ndodhi në Furci Siculo të Mesinës.
Autori i ngjarjes, Antonio De Pace, pasi vrasjes së të dashurës së tij mori në telefon karabinierët për ti treguar çfarë ndodhi.
“Ejani, e vrava”. kanë qënë këto fjalët që i riu i ka thënë karabinierëve pasi i telefonoi. Vrasja ndodhi në apartamentin ku të rinjtë bashkëjetonin prej tre vitesh pas një debati të fortë me njeri-tjetrin.
Pasi e mbyti të dashurën 27-vjeçare, i riu i cili ishte diplomuar në mjekësi preu damarët, në tentativë për t’u vetëvrarë.
Ai është shfaqur konfuz në dëshmitë e tij, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave reale të ngjarjes.
Infermieri nuk kishte shfaqur më parë sjellje të dhunshme, as verbale e as fizike. Miqtë dhe familjarë u shprehën se çifti ishte i ekuilibruar dhe i qetë.
Ata nuk ishin zënë kurrë në publik dhe nuk kishin shfaqur asnjë gjest të dyshimtë. Të rinjtë ishin takuar në poliklinikën e Mesinës, ku Lorena zhvillonte praktikën.
Pas diplomimit ajo dëshironte që të specializohej për pediatri.
Kolegët e përshkruajnë Lorenën si një person të qeshur dhe shumë të dashur.
Lorena e kishte shumë përzemër profesionin e saj të ardhshëm, saqë gushtin e shkuar përpara se të përhapej epidemia e koronavirusit, ajo kishte postuar në Facebook një foto me këmishën dhe maskën e mjekut, ndërsa e kishte shoqëruar me mbishkrimin “Vendi im”.
Ai gjithashtu ka admiruar sakrificën e mjekëve në vijën e parë. “E papranueshme”, studenti komentoi mbi lajmet e dhjetëra punonjësve të kujdesit shëndetësor që vdiqën për të trajtuar pacientët Covid-19. “Tani më shumë se kurrë duhet të tregojmë përgjegjësi dhe dashuri për jetën,” shkroi ai në rrjetet sociale. Kini respekt për veten, familjet dhe vendin tuaj. Dhe kujtoni ata që janë në repart çdo ditë për të trajtuar pacientët. Ne mbetemi të bashkuar, secili në shtëpinë e vet.
Të gjithë banorët janë të shokuar, aq sa kanë shprehur shqetësimin se ngjarje të tilla mund të përsëriten, mbyllja në shtëpi, gjendja e rënduar psikologjike mund të shkaktojë edhe shumë viktima të tjera./abcnews.al