Drama e aktorit Edmond Halili: Prej 41 vitesh nuk e di ku i kam kockat e vëllait, ia shëtitën trupin nëpër Shkodër

schedule12:31 - 23 Nëntor, 2023

schedule 12:31 - 23 Nëntor, 2023

Gjatë rrëfimit në emisionin “ABC e Mëngjesit”, aktori i njohur i humorit shkodran, Edmond Halili ka rrëfyer dhe dramën e jetës së tij.

LEXO EDHE: 50 vjet në skenë me role të paharrueshme, rrëfehet Edmond Halili: Si u bëra aktor në Shkodër

I prekur, Halili ka zbuluar se trupin e vëllait ia kanë shëtitur nëpër të gjithë Shkodrën, ndërsa ai e ndiqte me biçikletë, duke besuar se mos nuk ishte trupi i tij.

Sakaq, ai tha se pavarësisht kësaj ngjarje të rëndë, partia nuk e largoi asnjëherë nga skena.

“Mua ma kanë vrarë një vëlla 25-vjeç, duke u arratisur jashtë shtetit. Vëllait ja shëtitën trupin në të gjithë qytetin. Unë i shkoja mbrapa me biçikletë se herë më dukej si vëllai dhe herë jo, se e kishte grirë me automatikë, ai ushtari dhe unë që në fillim kam qene talent. Edhe atyre i vinte keq që të ma hiqnin humorin mua, se atëherë ishte partia, komuniteti i partisë. Mirëpo, partia më ndihmoi, asnjëherë nuk më ka hequr nga skena. Por profesionist jam bërë në vitin 1991”, rrëfeu Halili./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!