Drake heq dorë nga nominimet në “Grammy Awards”

schedule09:43 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 09:43 - 7 Dhjetor, 2021

Drake ka vendosur të tërhiqet nga nominimet e tij në Grammy Awards. Megjithëse motivi nuk dihet ende, Variety raporton se artisti 35-vjeçar tërhoqi dy nominimet e tij – albumi më i mirë rap për Certified Lover Boy dhe performanca më e mirë rap për këngën e tij Way 2 Sexy, me Future dhe Young Thug. Vendimi i tij vjen në një kohë kur organizatorët e eventit janë përballur me akuza të shumta.

Pak kohë më parë, artisti kanadez akuzoi eventin si të korruptuar, pasi albumi i tij “After Hours”, jashtëzakonisht i suksesshëm, nuk u përfshi në listën e nominimeve 2021. “Grammy-t mbeten të korruptuar. Ju më detyroheni mua, adhuruesve të mi dhe transparencës së industrisë”, shkroi asokohe këngëtari. Pas këtij statusi erdhi dhe reagimi i Drake, i cili tha:

Mendoj se duhet të ndalojmë së habituri çdo vit për këtë shkëputje të muzikës me ndikim dhe këtyre çmimeve dhe të pranojmë që ajo çfarë ishte më parë forma më e lartë e njohjes, të mos ketë rëndësi për artistët që ekzistojnë tani dhe ata që do të vijnë më pas.  Është pak a shumë si një i afërm për të cilin ti pret që të ndryshojë, por ai nuk rregullohet.”, shkroi Drake. /abcnews.al