Drake flet për lidhjen e tij me Rihanna-n dhe si ndikoi kjo në marëdhënien e tij me Chris Brown

schedule11:26 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 11:26 - 27 Dhjetor, 2019

Drake ka folur publikisht për lidhjen e tij me Rihanna-n dhe se si kjo ndikoi në miqësinë dhe bashkëpunimin me Chis Brown.

Reperi i njohur e ka quajtur një budallallëk “ftohjen” me Chris duke marrë parasysh faktin se ata po kufizonin mundësitë e tyre të bashkëpunimit për shkak të Rihanna-s.

“Unë mendoj se ne kemi qenë gjithmonë në një lloj detyrimi. Unë mendoj se gjithmonë ka pasur pakënaqësi nga të dy palët. E dini, në fund të ditës, kur bëni një hap larg tij, fillon të ndihesh pa kuptim sepse ka të bëjë me një çështje vajze”, u shpreh ai.

Drake më pas tha se dëshironte të sigurohej që Rihanna të ishte OK me bashkëpunimin e tij me Chris, sepse ai nuk donte që ajo të ndjehej e parespektuar në asnjë mënyrë.

Sipas Drake, Rihanna e dinte që kjo ishte një çështje që të dy e donin dhe ajo do të preferonte t’i shihte ata të bashkëpunonin.

“Unë mendoj se ajo është një person i mirë, me zemër të mirë që më mirë do të donte të na shihte ta shtronim çështjen sesa të vazhdojmë si fëmijë duke përfunduar në një situatë të rëndë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!