Draghi: Po përpiqemi për paqen por Putin nuk pranon armëpushim

schedule09:55 - 23 Mars, 2022

schedule 09:55 - 23 Mars, 2022

“Italia po përpiqet t’i japë fund armiqësive,” kështu ka deklaruar kryeministri italian Mario Draghi gjatë një fjalimi ditën e sotme përpara Këshillit Europian, sipas la repubblica

Draghi tha gjithashtu se po përpiqej të siguronte krijimin e korridoreve humanitare.

“Vullneti ynë për paqe po kundërshtohet nga presidenti rus Putin, i cili nuk ka treguar interes për arritjen e një armëpushimi. Plani i tij është të fitojë terren në Ukrainë,” tha kryeministri.

Gjithashtu Draghi tha se nesër, në samitin e NATO-s dhe G7 në Bruksel dhe Këshillit të BE-së, komuniteti euroatlantik synon të riafirmojë unitetin dhe vendosmërinë e tij në mbështetje të Ukrainës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!