Draghi: Nëse humbet Ukraina, humbin të gjitha demokracitë

schedule15:16 - 27 Qershor, 2022

schedule 15:16 - 27 Qershor, 2022

Kryeministri italian Mario Draghi ka thënë se vendet e G7 janë të bashkuara me Ukrainën sepse një humbje në luftën e saj kundër Rusisë do të ishte një humbje për të gjitha demokracitë.

“Ne jemi të bashkuar me Ukrainën, sepse nëse humbet Ukraina, humbin të gjitha demokracitë. Nëse Ukraina humbet, do të jetë më e vështirë të argumentohet se demokracia është një model efektiv i qeverisjes”, citohet të ketë thënë Draghi në komentet e dërguara nga zyra e tij.

Deklarata e kryeministrit Italian u bë në samitin e vendeve të G7, ku mori fjalën edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Sipas raporteve të mediave ndërkombëtare, Zelensky kërkoi nga liderët system të mbrojtjes ajrore, më shumë sanksione për Rusinë dhe armatime të rënda për Kievin. /abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!