DRAFTI/Tatohen me 15% dhuratat e fitimet nga lojërat e fatit, përjashtim bëjnë trashëgimit brenda familjes

schedule18:10 - 26 Qershor, 2022

schedule 18:10 - 26 Qershor, 2022

Nga Erblina Mile

Dhurimet apo trashëgimia e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme e cila do të kalohet nga prindi te fëmija apo anasjelltas nuk do të taksohen. Përjashtimi nga tatimi bëhet nëse trashëgimtari ose përfituesi i dhuratës provon që sendet e dhuruara ose të trashëguara janë tatuar paraprakisht ose janë raportuar nga i vdekuri ose dhuruesi.

Projektligji i ri i Tatimit mbi të ardhurat  parashikon  futjen në taksim  për disa kategori të reja të ardhuarsh. Në këtë mënyrë  për herë të parë në këtë draft  është parashikuar përfshirja në  taksim e dhuratave në të holla dhe e trashëgimisë në të holla me normë tatimi 15%. Me termin “dhurata”, nënkuptohet  pasuria e luajtshme  dhe e  paluajtshme ose paratë e fituara pa ndonjë kompensim në këmbim.

Qeveria ka parashikuar që të tatojë me 15% edhe të ardhurat nga lojërat e fatit. Në draft përcaktohet se “të ardhura nga lojërat e fatit”, nënkupton të ardhurat e fituara nga kategoritë e lojërave të fatit.

Sipas draftit  në këtë tatim parashikohet të përfshihen rezidentë të cilët marrin një dhuratë ose trashëgimi të aseteve të ndodhura në Shqipëri ose jashtë saj, ose marrin fitime nga lojërat e fatit të zhvilluara në Shqipëri ose jashtë saj si dhe jo rezidentë në Republikën e Shqipërisë.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!