Drafti për Reformën Zgjedhore/ Qefalia: Në limite të miratimit të kodit zgjedhor, shpresoj të kemi mirëkuptimin e opozitës që të kalojë

schedule13:37 - 18 Korrik, 2024

schedule 13:37 - 18 Korrik, 2024

Deputeti i PS Xhemal Qefalia në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News ka thënë se janë në limitet e miratimit të Kodit Zgjedhor dhe seanca e radhës në parlament do të jetë maratonë. Ai ka theksuar se shpreson q ëtë kenë mirëkuptimin e opozitës që drafti për Reformën Zgjedhore të kalojë.

“Seanca e datës 25 është një seancë që do të kalojë dhe kodin zgjedhor. Duhet të kemi parasysh që ne jemi në afatet e limitit të miratimit të kodit zgjedhor. Por besoj do të kemi dhe mirëkuptimin e opozitës që ky draft duhet të kalojë, që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Presidenti për të dekretuar datën dhe çdo kush që merret me përgatiten e zgjedhjeve të jetë gati. Kjo do të bënte të mundur që një kod zgjedhor të gjejë votëbesim dhe do ta bënte këtë gjë që zgjedhjet të ishin korrekte dhe rezultati të dilte i saktë pas tyre”, tha Qefalia.

Sa i përket Komisioneve Hetimore, veccanërisht atë për “TIMS”, deputeti u shpreh:

“Ka dhe diçka që unë doja ta sillja në vemendje, ne jemi në afat kohore përfundimtare të komisionit për “TIMS”, besoj që seanca e fundit do të jetë raportimi për draftin final për raportimin për në kuvendin e Shqipërisë, pasi ka përfunduar dhe afatet kohore. Kështu që seanca e datës 25 do të jetë maratonë dhe do të kërkojë kalimin e shumë drafteve ligjore”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!