Draft-rezoluta e KE-së për Ballkanin, Zykaj: Për liberalizimin e vizave të Kosovës vendoset brenda këtij gjashtëmujori

schedule19:37 - 11 Tetor, 2022

schedule 19:37 - 11 Tetor, 2022

Një ditë para publikimit të të ashtuquajturës” paketa e zgjerimit” të Komisioni Evropian mbi ecurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë në integrimin europian, në lidhje të drepërdrejtë nga Brukseli për “Radari Informativ” në Abc, gazetarja Erisa Zykaj u ndal te fokusi kryesor i kësaj pakete dhe veçanërisht raporti për Kosovën.

Sipas Zykaj, lajmi kryesor për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ndodhi në 19 korrik me mbajtjen e konferencës së pare ndërqeveritare, që shënon fillimin zyrtar të negociatave të anëtarësimit të të dyja vendeve në BE, të vijuar me procesin e ekzaminimit (screening).

Ndërkohë, që fokusi kryesor i paketës së zgjerimit shkon të Kosova për urgjencën e liberalizimit të vizave për qytetarët e saj dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën për vlerësimin e përmbushjes së 14 prioriteteve lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe akordimin e mundshëm sa më shpejt të statusit të vendit kandidat, si dhe Serbia për regresin e shënuar apo hapat pas që ka shënuar vendi lidhur me mopërfafrimin, mosrreshtimin apo mosbashkangjitjen me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian.

Në non-paper drejtuar 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe raportin e Komisionit Europian që do publikohet nesër, theksohet se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Zykaj shpjegon, duke cituar edhe atë që thuhet në draft-rezolutë, se liberalizimi i vizave për Kosovën është urgjencë jo vetëm nga Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian, por një shumicë shtetesh anëtare tê Bashkimit Europian. Zykaj ka rikujtuar, se burime të presidencës çeke të Bashkimit Europian janë shprehur në korrik, se nëse ecej përpara me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do ecej përpara edhe me Kosovën dhe Bosnjën.

Por sa janë gjasat që nga drafti të ketë nesër devijime apo ndryshime? Gazetarja Erisa Zykaj sqaron se së pari është vlerësimi i KE-së që u ka rikonfirmuar shteteve anëtare që Kosova nuk ka asnjë lloj pengese për liberalizmin. Dhe më pas, me daljen e raportit ditën e nesërme, duhet votë unanime nga 27 shtetet anëtare, që Kosovës t’i jepet drita jeshile. Pritet që Franca të konkretizojë angazhimin e saj për t’iu bashkuar shteteve të tjera të BE-së, në mënyrë që tê jepet drita jeshile për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Duke cituar burime tê BE-së, Zykaj thotë, se gjasat janë që vendimi lidhur me lëvizjen afatshkurtër për qytetarët e Kosovës në zonën Shengen të merret brenda këtij gjashtëmujori.

“I takon Këshillit të Ministrave të BE-së që të marrë një vendim unanim, e deri më tani pengesë është bërë Franca, për shkak të abuzimit nga azilkërkuesit shqiptarë, të cilët kanë rezultuar për dy vite me rradhë në Francë në krye të listës të vendeve me kërkesa azili të pabazuara, duke tejkaluar numrin e kërkesat të azilit nga vendet në konflikt. Edhe Franca duhet të lëvizë. Nga burimet e shumta kemi shpresë që liberalziimi do të vijë brenda këtij 6 mujori. Kjo duhet të bëhet, gjithçka është aty gati dhe Franca duhet t’i bashkohet zërave të tjerë.”

Kurse, sa i përket dialogut me Serbinë, duket se tashmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes dy shteteve është kyçe për stabilitztin dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe që dy vendet të kenë mundësinë të avancojnë në rrugën e tyre drejt integrimit europian.

“Një marrëveshje i shërben të ardhmes të të gjithë rajonit të Ballkanit. E nevojshme që palët të shkojnë në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Është prioritet, urgjencë, për marrëveshje ligjërisht të detyrueshme që do të jetë kyçe për integrimin e të dy vendeve për avancimin e tyre në integrimin evropian.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!