Mjeku Tritan Kalo vazhdon të përcjellë mesazhe të veçanta përmes rrjeteve sociale.
Në një postim të fundit mjeku i njohur shkruan se në këtë kohë “Covidiane” na duhet optimizëm gastronomik duke iu referuar trahanasë të cilën e ka ilustruar edhe me foto.
Në përfundim të këtij mesazhi optimist Kalo e mbyll me mesazh inkurajues Mos t’ju lëshojë zemra bashkëkombësit e mi, ne bashkë do ja dalim!.
“Një recetë mbarëkombëtare…24 Mars 2020 ora 21:00….Në këtë kohë “COVIDIANE” na duhet edhe pak OPTIMIZËM GASTRONOMIK…Jeni të mirëpritur miq e shokë, kuptohet nëse jua lejon Qeveriu daljen në këtë orë, që të konsumojmë sa është ende e ngrohtë këtë pjatë me përbërës mbarëshqiptarë: trahana Lunxhërie, bukë shtëpie me miell katunarije, suxhuk pikant Prizreni, vaj ulliri Berati e Patosi përzier, pluhur speci të kuq nga Gramshi, djath dele Konispoli, ujë Selite, kripë Narte si dhe duart e shkathëta të një djali me përzierje genike Elbasani dhe Gjirokastre….Mos tju lëshojë zemra bashkëkombasit e mi…..NE BASHKË DO TIA DALIM MBANË!!!, shkruan Dr. Kalo./abcnews.al