Me anë të një lidhje me Skype në studion e Byros në ABC News përballë gazetares Juli Xhokaxhi Prof. Nikita Manoku obstetër –gjinekolog njoftoi se trupa mjekësore e obstetër –gjenekologëve në Shqipëri është e aftë dhe e gatshme për të asistuar lindjet në nënat që mund të jenë të infektuara nga Covid-19.
Prof. Manoka gjithashtu këshilloi që nënat e reja nuk duhet të paraqiten tek mjeku për çdo shqetësim të vogël pasi këtë mund ta zgjidhin edhe përmes një bisede telefonike me mjekun.
Viruset në përgjithësi e kalojnë barrierën plancentare.
Pra nuk mund të ndalojmë që të kalojë edhe tek fëmija ndaj kujdesi duhet të jetë maksimal.
Gratë shtatzëna nuk është e domosdoshme që të shkojnë te mjeku për çdo shqteësim që kanë.
Shqetësimet mund të zgjidhen edhe përmes një bisede telefonike me doktorin. Tek mjeku duhet të shkojnë vetëm gratë që kanë patologji që mund të rrezikojnë jetën e tyre dhe të bebit.
Juli Xhokaxhi: Sa të përgatitur dhe të gatshëm janë spitalet obstetrike-gjenekologjike të përballojnë dhe realizojnë lindje natyrale apo ndërhyrje cezariane tek nënat që mund të jenë të infektuara me Covid-19?
Nikita Manoku: Tashmë kjo gjë ka ndodhur dhe gjithçka është trajtuar sipas rregullave të caktuara nga OBSH. Në pamje të parë duket e frikshme por ekspertët mjekësor kanë treguar që ja kanë dalë historikisht.
Juli Xhokaxhi: A keni këshilla specifike për nënat e reja?
Nikita Manoku: Këshillat që janë dhënë deri më sot, është gjëja më normale që këto nëna të ruajnë higjienat personale dhe në rast se do shkojnë patjetër te mjeku të shkojnë të pajisura me maska pasi ky virus ka treguar se mund të shpërndahet edhe në mënyrë aerogene. /abcnews.al