Dovedan: Tirana nga ekipet më të mira, betejë deri në fund për mbijetesën

schedule18:12 - 2 Maj, 2021

schedule 18:12 - 2 Maj, 2021

Veljko Dovedan, trajneri i Bylisit, pas barazimit me Tiranën në shtëpi ka folur për paraqitjen e skuadrës së tij në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Sigurisht ai do donte tre pikët, pasi me një fitore do dilnin nga zona e ftohtë për momentin.

“Jam i kënaqur me barazimin, por mund të fitonim edhe ne, edhe Tirana. Bardheblutë janë një nga ekipet më të mira në Shqipëri dhe jemi të kënaqur me një pikë”, tha fillimisht trajneri i Bylisit.

“Do bëhet luftë deri në fund për mbijetesën”, paralajmëron Dovedan, i cili më tej flet edhe për atë që ndryshoi në skuadrën e tij në 45 minutat e dyta. “Rrezikuam pak më shumë në pjesën e dytë, vetëm kaq”. /abcnews.al