Dovedan: Pikë e mirë kundër Teutës, kam dilema për penalltinë

schedule15:34 - 7 Mars, 2021

schedule 15:34 - 7 Mars, 2021

Veljko Dovedan, fjalëpakë si gjithmonë, foli për duelin që Bylisi luajti në shtëpi kundër skuadrës së Teutës. Në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport ai deklaroi: “Është një pikë shumë e mirë për ne, nda ndihmon shumë. Luanim ndaj një prej ekipeve më të mira të Superiores”.

“Gjykimi? Arbitri ishte mirë, por kemi një pikëpyetje në lidhje me penalltinë. Kemi dyshimet tona për ata rast. Nuk duket mirë, pamjet nuk janë të saktë. Mbase nuk ishte, por nuk jam i sigurt”, shtoi trajneri i Bylisit, i cili u pyet edhe në lidhje me lojën e kujdesshme që skuadra e tij bëri kundër Teutës.

“Jemi ngritur psikologjikisht nga fitoret, sikurse edhe nga ky barazim me Teutën. Kjo pikë na jep shumë besim për vazhdimësinë”, tha Dovedan. “Partizani e Laçi fituan në Ballsh? Nuk kemi preferenca, kundër ekipeve të forta luajmë mirë për të treguar veten”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!