Dovedan: Përgëzime djemve, treguan karakter. Afrimet po na ndihmojnë

schedule16:28 - 16 Shkurt, 2020

schedule 16:28 - 16 Shkurt, 2020

Bylisi shmangu humbjen kundër Kukësit në minutat shtesë, me sulmuesin Emiliano Mozzone. Pas ndeshjes, Veljko Dovedan, trajneri i ballshiotëve, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport tha:

“Ishte provë karakteri. I përgëzoj djemtë për shpirtin e garës. Luajtëm ndaj një ekipi shumë të mirë. Kishim pesë raste në pjesën e parë dhe e pësuam kur nuk pritej”.

“Mozzone? Jam i kënaqur me afrimet. Na ka ndihmuar Mozzone me dy golat, por edhe Shkalla. Vicente ishte një mungesë e madhe për ne. Sot nuk kishim pesë lojtarë. Është problem kur nuk ke lojtarë. Kur doli Peposhi ndryshuam gjithçka”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!