Dovedan: Nuk tentojmë vendin e parë, na kënaq pika

schedule16:07 - 6 Tetor, 2019

schedule 16:07 - 6 Tetor, 2019

Veljko Dovedan, trajneri i Bylisit, pas ndeshjes me Laçin, ka folur në një lidhje direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. “Kemi luajtur ndaj një ekipi shumë të fortë dhe të organizuar. Ne nuk tentojmë vendin e parë në klasifikim, por të jemi sa më lart”, tha fillimisht ai.

“Nëse do të jetë kaq e lehtë të shkojmë në vend të parë, atëherë po shkojmë. Është mirë edhe një pikë me Laçin, pasi janë një ekip i fortë dhe i organizuar”, shtoi trajneri i Bylisit. Analiza e tij vijoi.

“Vijmë nga Kategoria e Parë dhe na duhet eksperiencë si fillim. Pastaj ,mund të mendojmë për vendet lart. Duhet të luajmë një vit në Superiore”, u shpreh Dovedan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!