Bylis doli pa pikë nga transferta me Tiranën. Bardheblutë fituan 2-0 falë golave të mbrojtësve Behiratche dhe Ismajlgecit, rezultat që ka zhgënjyer Veljko Dovedan. Trajneri i Bylisit foli rreth ndeshjes për Supersport, ku ndër të tjera tha:
“Nuk është se fitoi Tirana, janë dy gabime të tonat ku u ndëshkuam. Te goli i parë, stoperi lejoi lojtarin të shënonte, e njëjta gjë edhe te goli i dytë. Sërish gabim i yni.
Kemi luajtur mirë pjesën e parë, por ndërrimet që bëmë në pjesën e dytë nuk e ndryshuan lojën, asnjë zëvendësim nuk solli ndryshim. Ky është kualiteti i lojtarëve“, theksoi trajneri i ekipit ballshiot. /abcnews.al