Dovedan: Nuk e di çfarë i ndodh kështu Bylisit tim! Mbijetesa? Kam frikë

schedule21:10 - 8 Maj, 2021

schedule 21:10 - 8 Maj, 2021

Veljko Dovedan, trajneri i Bylisit, pas humbjes me Teutën dhe me Skënderbeun që i ka barazuar me pikë, hapur thotë se i druhet rënies në Kategorinë e Parë. Në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport ai u shpreh:

“Është normale që kam frikë. Sa shikon lojën e kupton çdo gjë. Këta lojtarë kemi, nuk po shënojmë dhe nuk kemi çfarë bëjmë.

Ndeshjen e humbëm kur humbëm atë rastin, kur mund të barazonim. Golin e dytë e kemi pësuar si në cirk. Pas 2-0 mbaroi gjithçka”.

“Do mundohemi të marrim pikë në të gjitha ndeshjet që kemi. Të gjitha janë të forta. Një herë ngrihemi, një herë ulemi. Sot nuk e di çfarë kanë pësuar, ishin krejtësisht tjetër. Me Tiranën luajtëm mirë. Këta lojtarë kemi për në Superiore”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!