Dovedan: Na dënon kalendari i ngjeshur, nuk luajtëm ndeshje serioze

schedule16:26 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 16:26 - 9 Dhjetor, 2020

Bylisi pësoi disfatën e radhës sot, teksa e mundi Kukësi me shifrat e pastra 3-0. Pas ndeshjes për Supersport foli trajneri i Bylisit, Veljko Dovedan.

“Nuk kemi luajtur një ndeshje serioze. Është hera e parë që skuadra na shënon 3 gola dhe nuk ka asnjë rast për të shënuar. Rrezikuam në pjesën e dytë dhe nuk ia dolëm të shënojmë gol dhe kështu humbëm edhe ndeshjen. Nuk mund të them asgjë, kam bërë ndryshime.

Ekipit i duhen ndryshime dhe unë mendoj se mund t’i bëj këto ndryshime. Edhe ndeshjet e shumta nuk na ndihmojnë. Duhet të kemi 20 lojtarë në të njëjtin nivel dhe është shumë e vështirë të luash të shtunën dhe të dielën”, u shpreh Dovedan. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!