0-0 përfundoi sfida Bylis-Tirana. Ekipi vendas mori vetëm një pikë, teksa trajneri Veljko Dovedan ndalet te gjykimi në prononcimin e dhënë për Supersport, duke lëshuar akuza ndaj arbitrave.
“E kemi thënë që kemi probleme brenda në skuadër, por kemi edhe një problem të madh me arbitrat. Pyes veten se kush është arsyeja pse na janë vënë kundër. Sot nuk na dhanë një penallti, edhe në sfidën në Tiranë nuk na kanë dhënë dy penallti. Na kanë marrë 4 pikë vetëm në takimet ndaj Tiranës.
Mendoj se ishte penallti. Unë mund ta shpjegoj se nuk na kanë dhënë ndeshje në çdo penallti. Nëse do të na mbanin arbitrat drejt, duhet të ishim në vend të dytë ose në vend të tretë tani që po flasim.
Akoma po kërkojmë 2-3 lojtarë, por nuk është e lehtë t’i gjesh tani. Duhet të kishim parë më përpara për lojtarë, por çfarë të bëjmë“, deklaron Dovedan. /abcnews.al

