Dovedan: I kënaqur që siguruam mbijetesën, deri në dhjetor askush si Bylisi

schedule19:57 - 24 Korrik, 2020

schedule 19:57 - 24 Korrik, 2020

Bylisi fitoi 2-0 në shtëpi kundër Luftëtarit dhe, duke parë edhe humbjen e Vllaznisë në kryeqytet kundër Partizanit, evitoi vendin e tetë, pozicion që të dërgon në “play-out”.

Ekipi ballshiot do të jetë sërish pjesë e Superiores sezonin e ardhshëm dhe trajneri Veljko Dovedan tha këto fjalë në prononcimin e dhënë për Supersport:

Kam thënë prej kohësh qe jam i kënaqur me qëndrimin në kategori. Deri në dhjetor kemi qenë skuadra më e mirë në Shqipëri. Mendoja per Evropën. Pastaj patëm probleme dhe jemi këtu ku jemi. Gjithsesi jam i kënaqur me qëndrimin në Superiore.

Shkaku i problemeve? Humbëm 3-4 lojtarë të mirë, para dhe prapa, ndaj edhe e patëm këtë rënie gjatë pjesës se dytë të kampionatit“, deklaron Dovedan. /abcnews.al