Dovedan: Fjetëm gjumë dhe pësuam gola pa kuptim, mirë që humbi Skënderbeu

schedule18:22 - 18 Prill, 2021

schedule 18:22 - 18 Prill, 2021

Bylisi nuk mori dot pikë në Laç, por të paktën as Skënderbeu e as Kastrioti nuk morën pikë. Trajneri Veljko Dovedan, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, tha:

“Pjesën e parë luajtëm mirë, nuk e lamë Laçin të bënte lojën e vetë. Ekipi fjeti gjumë për tre minuta dhe pësuam dy gola, pa asnjë kuptim. Mirë që humbi edhe Skënderbeu të paktën”.

“Lufta për mbijetesë? Nëse e kalojmë Kastriotin, do ishte super. Nëse jo, atëherë do të mendojmë për duelin në play out”, tha Dovedan, skuadra e të cilit u mposht me rezultatin 2-1 në Laç. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!