Dovedan: E di gjithë Shqipëria pse nuk luajti Goxhaj, ishim mirë deri kur pësuam!

schedule20:06 - 6 Korrik, 2020

schedule 20:06 - 6 Korrik, 2020

Trajneri i Bylisit, Vejlko Dovedan, ka folur për Supersport pas barazimit 1-1 kundër Partizanit. Në fjalën e tij, timonieri i klubit ballshiot tha: “Deri te pësimi i golit, skuadra nuk pati asnjë problem.

Goli që pësuam, na vuri në panik dhe lojtarët nuk po luanin mirë. Dy pikë larg Vllaznisë? Asgjë nuk është e sigurt! Goxhaj? E pa e gjithë Shqipëria pse nuk luan ai.

Unë jam trajneri dhe jap urdhër se kush e gjuan penalltinë. Bylisi me standarde të ndryshme? Nuk kam ccfarë them, unë bëj vetëm punën time”, u shpreh Dovedan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!