Bylisi e nisi sezonin e ri në Superiore me një barazim 1-1 në Ballsh përballë Laçit të Cungut. Trajneri i ekipit ballshiot, Veljko Dovedan foli pas ndeshjes për Supersport shkurt si gjithmonë.
“Humbëm dy pikë sot. Objektivi ynë të jemi seriozë dhe të luajmë një futboll të bukur. Të shohim se pas se ku mund të mbërrijmë.
Cungu u ankua për futboll të ashpër? Herën tjetër do të pyesim Cungun se si do të luajmë“, u përgjigj me ironi timonieri i Bylis. /abcnews.al