Bylisi arriti të mundë sot Apoloninë edhe me një lojtar më pak me shifrat 1-0, duke marrë një nga triumfet më të rëndësishëm të sezonit.
Pas ndeshjes për Supersport foli trajneri i ballshiotëve, Veljko Dovedan, që si gjithmonë flet shkurt dhe shprehet se dëshira e madhe për fitore ia bëri të vështirë ndeshjen skuadrës së tij.
“Në fillim luajtëm shumë mirë, e kuptova se do bëjmë ndeshje të mirë. Në futboll është e vështirë të arrish fitoren, kur e dëshiron me patjetër. Gjithçka bëhet e vështirë. Duhet të tregohemi seriozë dhe të kemi kujdes deri në ndeshjen e fundit”, u shpreh Dovedan. /abcnews.al