Dovedan: Derbi i bukur ky me Apoloninë, keqardhje që s’e mposhtëm Laçin

schedule17:44 - 7 Nëntor, 2020

schedule 17:44 - 7 Nëntor, 2020

Bylis e nisi sezonin e ri në Superiore me një barazim 1-1 në shtëpi përballë Laçit të Cungut. Skuadra ballshiote luan nesër ndeshjen e radhës në Fier përballë Apolonisë, takim për të cilin trajneri Veljko Dovedan flet në konferencën për shtypin.

Ndeshjet derbi janë klasike, kështu që edhe kjo e jona është një derbi mjaft i bukur. E shoh që edhe në ndeshjet miqësore është një sfidë që prodhon rezultate dhe lojë shumë të bukur. Është një derbi që i shtohet kampionatit shqiptar”.

“Me Laçin më erdhi keq që nuk fituam, sepse do e kishim me shumë meritë. Krijuam lojë dhe raste konkrete në portën e tyre. Por kjo kohë në dispozicion nuk na bën qe të mendojmë tek e shkuara. Duhet që të mendojmë për ndeshjen e radhës. Apoloninë e njoh, kanë traditë dhe duhet të vlerësohen si ekip elite. Kemi lujtur shumë miqësore, por takimet zyrtare janë shumë ndryshe“, deklaron Dovedan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!