Dovedan: Arbitrat na kanë vjedhur, s’na lënë të ngrihemi

schedule16:14 - 6 Shkurt, 2021

schedule 16:14 - 6 Shkurt, 2021

Veljko Dovedan, trajneri i Bylisit, foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport për përballjen me Partizanin. Ballshiotët kishin mundësinë të shënonin të parët me anë të Nemanja Kojic.

Alban Hoxha e ndali nga pika e bardhë e 11-metërshit dhe Dovedan deklaron: “Gjërat do ndryshonin 100 për qind nëse do ta kishim shënuar penalltinë”. Bylisi ka humbur pesë ndeshjet e fundit dhe normalisht kjo ndikon edhe në gjendjen psikologjike.

“Është e vërtetë që kemi një ngërç psikologjik, por na kanë vjedhur shumë edhe arbitrat. Kujtoni ndeshjen me Vllazninë, kur kishte faull te goli. Me vendimet e tyre nuk na lënë ta ngremë skuadrën në aspektin psikologjik”, tha mes të tjerash Dovedan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!