Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dosjet “Epstein”/ Votim në dhomën e përfaqësuesve për publikimin e dokumenteve

schedule19:29 - 18 Nëntor, 2025

schedule 19:29 - 18 Nëntor, 2025

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara pritet të votojë për publikimin e dosjeve të Jeffrey Epstein, mijëra faqe dokumente në lidhje me ish-financierin e dënuar për trafikim dhe abuzim seksual, i cili ndërroi jetë në burg në vitin 2019.

Votimi vjen pas zhvillimeve të vrullshme të ditëve të fundit, ku u publikuan mbi 20 mijë emaile në të cilat përmendeshin emrat e personazheve të njohur, mes tyre edhe presidenti amerikan Donald Trump.

Pasi kishte sulmuar disa herë republikanët që kishin kërkuar publikimin e dosjeve, Trump bëri një kthesë të papritur duke I kërkuar atyre të votojnë pro, por duke e cilësuar këtë çështje si një mashtrim demokrat për të hequr vëmendjen nga punët e mira të partisë së tij.

Votës së demokratëve pritet t’I bashkohen qindra republikanë, madje se mund të ketë një votë unanime, që do të dërgonte një mesazh tejet të fortë. Aktualisht republikanët kanë një shumicë me 219 vende në Dhomë, kundrejt 214 të demokratëve.

Hapi I radhës mbetet Senati amerikan, ku nuk dihet ende nëse republikanët do të votojnë pro. Për t’u miratuar publikimi I dosjeve do të duheshin të paktën 60 vota dhe më pas gjithçka mbetet në dorën e presidentit Trump, I cili ka thënë se do të firmos për publikimin e dosjeve nëse kjo miratohet nga dy dhomat e Kongresit.

Shumë e kanë akuzuar presidentin se është përpjekur t’I mbajë dosjet të vulosura, pasi emri I tij është në to. Publikimi I këtyre dokumenteve ishte një nga premtimet e fushatës së Trump për t’u rizgjedhur, por deri më tani asgjë e re nuk ka parë dritën e publikimit. Më herët ai I kërkoi Departamentit të Drejtësisë të kryejë një hetim të plotë në lidhje me demokratët e përfshirë në çështjen Epstein. Nëse një hetim është I hapur, dosjet nuk mund të publikohen.

Para zhvillimit të madh, votës në Dhomën e Përfaqësuesve, disa nga të mbijetuarat e abuzimit të Epstein u mblodhen para Kongresit, ku mbajtën fjalime emocionuese.

Ato kërkuan publikimin e dosjeve, duke thënë se beteja e tyre nuk duhet të shndërrohet në një çështje politike dhe kërkuan drejtësi nga administrata aktuale.

Krah tyre ishin edhe disa nga republikanët që ishin pjesë e iniciativës për të ndërmarrë një votim, të cilët vunë në dukje ndër të tjera se çështja e Epstein ka përçarë republikanët e lëvizjes Make America Great Again të Donald Trump.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!