“Dosjet do hapen të gjitha”, Meta i vendosur: Qytetarët do jenë mbretërit e vendit

schedule12:23 - 26 Tetor, 2022

schedule 12:23 - 26 Tetor, 2022

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u tregua i gatshëm sot pasi u pyet për dy iniciativat që janë në Kuvend lidhur me përjashtimin e kryetarëve të partive që kanë bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit.

Në një konferencë për mediet, Meta tha se është i gatshëm të hapen të gjitha dosjet.

Meta: Do hapen të gjitha dosjet. Dosjet e sigurimit, dosjet e sigurimit të shtetit. Në një kohë rekord do të shikoni se si do të hapen edhe dosjet e qeverisë nga qeveria e re që do të vijë. Ky është një premtim. Ky është një vendim i marrë tani dhe i mbaruar.qytetarët shumë shpejt do ta thonë fjalën e tyre dhe do të kthehet pluralizmi. Qytetarët do të jenë mbreti i këtij vendi. Nuk ka as President, as kryeministër asgjë. Qytetarët do të jenë zotërit e fatit të tyre./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!