Dosja “Treblova”, nis gjykimi

schedule18:35 - 14 Dhjetor, 2017

schedule 18:35 - 14 Dhjetor, 2017

Gjykata për Krimet e Rënda çeli procesin gjyqësor të dosjes “Treblova”. Pesë të pandehurit në këtë gjykim dyshohet të jenë kultivuesit e kanabisit që trafikohej në Itali nga grupi i “Habilajve”.
Të pandehurit Taulant Haxhiraj, Shkëlqim Kocia, Xhoalin Baco dhe Marjus Bajrami kërkuan të gjykohen me procedurën e gjykimit të shkurtuar, kërkesë që u pranua edhe nga prokurori në sallën e gjyqit.
Për të pandehurit Reshat Radhima, i cili është në kërkim, gjykata vendosi pezullimin e gjykimit për një vit, për shkak të pamundësisë për njoftimin e tij.
Në lidhje me këtë dosje Prokuroria për Krimet e Rënda vijon të ketë nën hetim ish-policin Renato Avdulaj. Ai dyshohet t’u ketë dhënë garanci kultivuesve kundrejt përfitimeve financiare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!