Dosja “Toyota Yaris”, gjykata e posaçme kalon për gjykim avokatin Radovan Çela, akuzohet për korrupsion dhe ndikim te gjyqtarët

schedule13:07 - 29 Prill, 2025

schedule 13:07 - 29 Prill, 2025

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim avokatin Radovan Çela lidhur procedimin penal për të ashtuquajturën dosja “Toyota Yauris”.

Gjatë seancës avokati mbrojtës kërkoi gjykim të shkurtuar, por gjykata në këtë seancë nuk mori vendim. Kësaj kërkesë Gjykata e Posçame do ti përgjigjet më 12 maj.

Në këtë proces të njohur si dosja “Tojota Yaris”, avokati Radovan Çela dyshohet për korrupsion dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë pasi ka ofruar para në mënyrë që të ndikonte në vendimmarrjen e funksionarëve të drejtësisë.

Avokati Radovan Cela u dorëzua disa kohë më parë dhe rrjedhimisht u çel procesi për të dhe për të pandehurit e tjerë Astrit Vladi dhe Erjona Daupaj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!